Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kujtuar Betejën e Koshares dhe rënien e heroit të Kombit, Sali Çekajn.
Në një postim në Facebook, Rama tha se këto dy ngjarje janë një nga momentet më të mëdha të kthesës historike.
Rama, tutje thekson se Beteja e Koshares shënoi jo vetëm një fitore ushtarake, por, sipas tij, një pikë kthese në artikulimin politik të së drejtës së Kosovës për liri dhe sovranitet.
“Rënia e Sali Çekaj dhe sakrifica e bashkëluftëtarëve të tij i dhanë legjitimitet të pakthyeshëm kauzës sonë në arenën ndërkombëtare. Ky moment historik mbetet themel mbi të cilin ndërtohet përgjegjësia jonë politike sot: forcimi i shtetit, konsolidimi i demokracisë dhe mbrojtja e lirisë si vlerë e panegociueshme”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...