Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se hartimi dhe procedimi i projektligjit për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave kushtetuese.
Ai para votimit të projektligjit në fjalë ka thënë se i njëjti parasheh transformimin ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes.
“Hartimi dhe procedimi për ministrinë e Mbrojtjes është bërë në kuadër të normave Kushtetuese. Ky projektligj parasheh transformimin ministrisë së FSK-së. Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë kompetencat e saja në përputhje me Kushtetutën. Ministria e Mbrojtjes do të jetë e përbërë nga shërbyesit civil dhe personeli ushtarak”, ka thënë Berisha, raporton lajmi.net.
Në rend dite të seancës janë tri projektligjet për FSK-në.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...