Bekim Haxhiu ka njoftuar se në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të rikandidojë për deputet, si pjesë e ekipit të Bedri Hamzës dhe PDK-së.
Në një postim në Facebook, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë, duke kujtuar se në zgjedhjet e fundit për një numër të vogël votash nuk arriti të sigurojë ulësen në Kuvend.
Ai njoftoi se sikurse në zgjedhjet e kaluara, numri i tij në listën e PDK-së është 109.
“Prandaj, në këtë proces zgjedhor, kërkoj përkrahjen tuaj të vendosur, që së bashku të arrijmë fitoren dhe të sjellim ndryshimin e domosdoshëm për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të ndritur për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ju ftoj që më 28 dhjetor të votoni: PDK-në, Bedri Hamzën për Kryeministër, Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi, nr. 109, për deputet. Kërkoj besimin dhe mbështetjen tuaj për të qenë zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar ish-deputeti, njofton Klankosova.tv.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...