Policia e ka arrestuar një person në lidhje me rastin e para pak orësh, nga ku pas një shkëmbim zjarri është plagosur një person.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.
Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy persona tjerë janë në kërkim.
Njofton Policia e Kosovës:
Me datë 10 shtator 2019 rreth orës 12:43, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë”- Pejë.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast.
Si pasojë e këtij incidenti një person është plagosur, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe pas një pune intensive operativo-hetimore është arrestuar 1 (një) person i dyshuar dhe është në kërkim të 2 (dy) personave të tjerë të involvuar në këtë rast, identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë, po ashtu edhe personi i plagosur i cili është në Spital, konsiderohet të jetë i dyshuar./arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë