Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy personat e dyshuar për rrëmbimin në Prishtinë të enjten mbrëma.
Sipas njoftimit të PK-së, njëri është 18-vjeç me inicialet A.K. dhe tjetri Y.S. i mitur.
Bëhet e ditur se Policia ka bastisur edhe dy lokacione, ku është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorë në rast.
Ndryshe, në raportin 24-orësh të ditës së sotme të Policisë thuhej se: “Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është futur me forcë në një veturë nga dy persona të panjohur. Sipas viktimës njërit prej të dyshuarve ka pasur në dorë një thikë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për shkak se shihej se kishte lëndime. Nuk raportohet për të arrestuar”. / BetimipërDrejtësi
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...