Një autobus i Kosovës që po kthehej nga Zvicra është aksidentuar mbrëmë në Bujanoc, afër kufirit të Serbisë me Kosovën.
Autobusi i përket kompanisë “Arditi Tours”, teksa nga kompania kanë sqaruar se asnjë pasagjer nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti .
Sipas një njoftimi nga kjo kompani, thuhet se deri tek aksidenti ka ardhur kur një person që po drejtonte një veturë me targa të Serbisë, ka humbur vetëdijen dhe ka dal në kahun e kundërt të drejtimit të autobusit.
“Nga refkelset e mira te Vozitesit të Autobusit per te anashkalaur nje aksident në njerz ka ikur ne krahin e majte dhe vetura me targa te Vranjes e ka goditur Autobusin ne pjesen e djathte me dëme Materiale per te cilat nuk bemi merak pasi te gjithe Pasagjerët kane qene shumë mirë dhe pa asnje shenje të vogël as te gervishjeve. Krejt kjo ka ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe këte e ka konfimruar edhe Policia e Bujanovcit se Vetura në fjalë ka qenë Fajtore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës