Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë siguruar doza të mjaftueshme të insulinës për banorët e kësaj komune.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga nesër në ora 11:00 qytetarët mund të furnizohen për Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm. Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj”, shkruan Ahemti.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jam i lumtur të ju njoftoj se prej nesër duke filluar nga ora 11:00, do të keni mundësi të furnizoheni me Insulinë në Barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Kemi siguruar sasi të mjaftueshme për nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës, për pesë muajt e ardhshëm.
Prishtina është ndër të parat komuna që ka siguruar Insulinën për banorët e saj.
#prishtina?
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...