U bë një kohë e gjatë që kur prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj nuk u paraqit në publik.
Menjëherë pasi që kishte dhënë dorëgheqje nga posti i tij si dhe nga aktakuza për rastin “Veteranët”, Blakaj kishte shkuar për të jetuar në SHBA, shkruan lajmi.net.
Përveq disa postimeve lidhur me aktakuzën për rastin “Veteranët”, Blakaj nuk është se kishte treguar ndonjëherë për atë se me çka merret atje.
Emri i tij ishte përmendur disa herë nga lideri i VV-së, Albin Kurti.
Ai madje kishte thënë se prokurorë trima si Elez Blakaj janë përzënë nga shteti i Kosovës.
Kurti ikjen e Blakajt e kishte lidhur edhe me ikjet masive jashtë vendit.
Jo shumë kohë pas këtyre deklaratave, deputeti i Vetëvendosjes, Ali Lajçi është takuar me Blakajn.
Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të postuara në Facebook nga miq të të dyve.
Nga përshkrimet që i janë dhënë fotografive është bërë e ditur se ata janë takuar në SHBA.
Ende nuk dihet se për çfarë arsye janë takuar Lajçi me Blakajn, dhe nëse është e mundshme që Blakaj t’i bashkohet VV-së.

Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...