Çeku: Xhevdet Peci është shndërruar në ikonë, jo vetëm të boksit por edhe të sportit në Kosovë

10:16 | 12 Maj 2022

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, në nderim të jetës dhe veprës së ish-boksierit Xhevdet Peci, tha se ai është shndërruar në ikonë të sportit në Kosovë e jo vetëm të boksit, shkruan arbresh.info.

Tutje Çeku tha se Peci është shquar edhe për personalitetin e tij dhe për njërzillëkun që ka pasur.

“Është një ditë e vështirë për gjithë ne është një humbje shumë e madhe. Xhevdeti nuk i ka taku vetëm gjeneratës së artë të boksit por edhe është shndërruar në ikonë të jo vetëm boksit por edhe sportit në Kosvovë është shqua edhe për aspektin sportiv në boks por edhe për personalitetin unik dhe për njërzillëkun që e ka pas ka qenë një nga figurat qendrore të sportit në Kosovë me një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në suksesin e tij sportiv por edhe me kontributin më pastaj në zhvillimin e sportit të boksit në Kosovë”, deklaroi Çeku./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara