Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka dhënë dorëheqje sot nga detyra e tij.
Lajmi është dhënë nga ky institucion përmes një komunikate.
Kjo për arsye se ditë me parë “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se Curri po i përfaqëson dhe po ju ofron ndihmë juridike palëve në kundërshtim me ligjin, shkruan arbresh.info.
“Sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftim e OAK-ut.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/
Kafeja nuk të dehidraton
Vitamina D lidhet me humorin e mirë, sidomos në dimër
Berisha: Pagesa e mësuesit minimimalisht me 1500 euro
IGJEUM: Lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter...
Ajri i pastër dhe natyra, terapi falas për stresin
Bologna mposht Empoli dhe i shkon Milan në finale të Kupës