Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se Blerim Ramadanit i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup.
Sipas njoftimit, ministria ka angazhuar ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të Ramadanit, shkruan Arbresh.info.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup eshte angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ndryshe, Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimes./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër