Kryeministri Kurti nderon Enver Zymberin në dhjetëvjetorin e rënies në krye të detyrës
Një buqetë lulesh u vendos sot në nderim të veprës së pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili më 26 korrik 2011 humbi jetën në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Në përvjetorin e 10-të rënies në krye të detyrës të Enver Zymberit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i tij.
Në vizitë te familja Zymberi në Dubovc të komunës së Vushtrrisë, kryeministri Kurti me babain e Enverit, Muharrem Zymberi, rikujtuan ngjarjet e korrikut 2011, dhe bisedat e fundit të Enverit me familjen.
Kryeministri tha se Enver Zymberi është shembulli më domethënës i policëve tanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka, edhe jetën, për sigurinë e Kosovës e të qytetarëve të saj.
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...