Më 26 gusht të vitit 1998, artileritë serbe, vranë 11 anëtarë të familjes Asllani në fshatin Rancë të Shtimes, prej të cilëve 8 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe tri gra.
Në këtë ngjarje të dhimbshme, kanë humbur jetën: Jalldyze Asllani (1934), Halide Asllani (1963), Ajshe Asllani (1971), Burim Asllani (1985), Lumnije Asllani (1986), Ejup Asllani (1988), Luljeta Asllani (1991), Shpend Asllani (1993), Xhafer Asllani, (1995), Antigona Asllani (1997) dhe Albiona Asllani (1998). Atë ditë të kobshme në këtë fshat nga forcat serbe u ekzekutua edhe plaku 96-vjeçar Zeqir Asllani.
Me rastin e shënimit të ditës së rënies së 11 martirëve të familjes Asllani, bëhen homazhe përkujtimore, në orën 10:00 në oborrin e komunës në Shtime, ndërsa homazhet në varrezat në Rancë dhe tek lapidari i Zeqir Rancës, ora 11:00./rtk
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës