Mbrëmë një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku gjetën vdekjen katër persona dhe dy të tjerë u lënduan.
Në mesin e shumë personave që kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave është edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Pacolli në Facebook ka publikuar fotografin e katër të vdekurve duke thënë se do i mungojnë prindërve sot si dhe ka ngushëlluar familjarët e tyre.
Në fund Pacolli ka një porosi për qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në rrugë.
“Katër të rinj, katër djem që sot i mungojnë prindëreve, miqve dhe shtetit tonë. Arsimi, Arlindi, Mërgimi dhe Armendi të prehen në paqe. E familjeve ngushëllime. I lutem secilit: Kujdes të shtuar në rrugë!”, ka shkruar Pacolli.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...