Rrahmani dhe Kumbulla kanë luajtur së bashku në mbrojtjen e Veronës kundër Milanit dhe kanë bërë paraqitje pozitive.
Milani ka vazhduar me fitore në Serie A.
Të besuarit e Marco Giampaolo kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në udhëtim te Verona, duke triumfuar me rezultat minimal, 0-1.
Kuqezinjtë morën tri pikë falë një penalltie të fituar me ndihmën e VAR në minutën e 68’, të cilën e shndërroi në gol sulmuesi, Krzysztof Piatek.
Për Veronën, nga minuta e parë luajtën mbrojtësit shqiptarë; Amir Rrahmani dhe talenti premtues i Shqipërisë, 19-vjeçari Marash Kumbulla.
“Whoscored.com” e ka vlerësuar Kumbullën si më të mirin për Veronën kundër Milanit, duke e vlerësuar me notën 7.2, ndërsa Amiri u vlerësua me notën 6.5.
Më i miri në këtë takim u vlerësua mbrojtësi i Milanit, Musacchio.

Amiri u largua nga loja në minutën e 79’, duke lëshuar vendin për Gennaro Tutino, kurse Kumbulla luajti për 90 minuta.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje