Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njofton konsumatorët se do të ketë reduktim të ujit të pijshëm për katër orë.
Sipas kompanisë, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve.
“Njoftojmë konsumatorët se për shkak të punimeve në bashkëpunim me Kuvendin Komunal, të cilat po zhvillohen në rrugën ‘Ismail Qemali’, KRU ‘Gjakova’ është e detyruar që ta ndërpres furnizimin me ujë, nga ora 10:00 deri 14:00. Zona pa furnizim prej katër orësh do përfshijë rrugët ‘Shefki Shasivari’, ‘Permet Vula’, ‘Mit’hat Frashëri’, ‘Bajram Curri’, ‘Sabrije Vokshi’, ‘Mazllom Mejzini’ si dhe rruga ‘Hafiz Guta’”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...