Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, Gabriel Di Bella.
Hoti ka thënë se në takim kanë biseduar për çështje me rëndësi nga fusha ekonomike, transmeton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë nga kryeministri Hoti:
Sot zhvillova një takim virtual me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovën, z. Gabriel Di Bella. Biseduam për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Programin e ri Ekonomik për vitin 2021, si dhe çështje të tjera me rëndësi nga fusha ekonomike.
E vlerësoj lart bashkëpunimin me FMN-në dhe jemi të përkushtuar në thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...