Edhe Oda Ekonomike me aksion humanitar për Shqipërinë

15:43 | 27 Nëntor 2019

Oda Ekonomike e Kosovës, sapo mbajti takim të jashtëzakonshëm me ndërmarrje anëtare, përkatësisht biznese të cilat janë të gatshme për ofrimin e përkrahjes konkrete në ndihmën e Shqipërisë dhe banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i datës 26 nëntor.

Shoqata e Gastronomëve, e cila me një mobilizim të jashtëzakonshëm ka siguruar 150 batanije, 10,000 porcione ushqim, për 7 ditët e ardhshme, kuzhinë mobile për banorët e zonave të prekura nga tërmeti si dhe Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të cilët janë të gatshëm në çdo moment të ofrojnë 100 autobusë për të gjitha nevojat e banorëve të prekur nga tërmeti, përfshirë edhe akomodimin e shpejtë në hotele dhe shtëpi.

Dëshirojmë të ju njoftojmë që ky aksion humanitar i koordinuar nga Oda Ekonomike e Kosovës është i hapur, ndërsa kontigjenti i parë do të niset nesër, 28.11.2019 në ora 11:00, nga parkingu i terminalit doganor (afër ish fabrikës së amortizatorëve).

Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara ti bashkangjiten këtij aksioni, duke ofruar sipas mundësive artikuj të cilët janë të nevojshëm.

Më poshtë keni listën e artikujve të kërkuar nga Rezervat e shtetit në Shqipëri:

Çadra 5,000 copë

Krevate me dyshek 10,000 copë

Batanije 20,000 copë

Jastëk 20,000 copë

Ngrohëse elektrike 5,000 copë

Detergjent 15,000 Kg

Sapunë 10,000 copë

Uji pijshëm 75,000 litra

Mallra Ushqimore gjysmë te gatshme (racione ushqimore) 25,000 racione

Set ndriçimi për çadra 5,000 copë

Gjenerator elektrik 200 copë

Set shpërndarje energjie 5,000 copë

Dushe portative 1,000 copë

Tualete portative 1,000 copë

Sete higjienikë 25,000 copë

Set Veshmbathje 25,000 copë

Për ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë, ju lutem kontaktoni nr: 046 123 429

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara