Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” hodhi poshtë në një nga mediet e vendit aludimet se koronavirusi mund të ketë qarkulluar më parë se është konstatuar zyrtarisht ndërsa tha se rastet janë izoluar dhe mjekuar në kohën e duhur.
“Ajo që është e rëndësishme është që nuk kemi pasur një shtim të mortalitetit, të vdekshmërisë në këto muaj. Ajo që është më e rëndësishme është që rastet janë izoluar kur duhet, janë mjekuar kur duhet dhe mbi të gjitha kohëshfaqja në raport me atë që bota referohet me fillimin e pandemisë, shtrirjen nga Azia në Europë dhe në fqinjin e afërt që ka pasur pasoja me katastrofike, na krijoi mundësinë që të orientoheshim drejt dhe të merrnim masat”, tha Kalo.
“Debate mund të ketë, mund të thonë që virusi ka qenë që në nëntor. Unë e thashë, në atë kohë pra në nëntor shfaqet gripi. Nëse ka kampione të ruajtura nga tamponet e të sëmurëve të cilët vijojnë të merren nga mesi i nëntorit dhe vijojnë të merren edhe sot, në të gjitha laboratorët po ritestohen pikërisht ajo çka është bërë në atë periudhë. Pa pasur rezultate të tilla dhe serologjike, imunitetin e popullatës askush nuk mund të flas me saktësi 100%. Mjekësia nuk është shkencë absolutiste. Mjekësia është shkencë relative dhe duke qenë relative, baza e relativititet mbështetet pikërisht në ato faktorë që përmenda”, u shpreh Kalo./medial/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...