Ministri i Brendshëm i Algjerisë Kamel Beldjoud ka deklaruar se 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve.
Agjencia e mbrojtjes civile tha se El Tarf ishte zona më e goditur me 16 zjarre në zhvillim. Raportet thonë se rreth 350 banorë janë evakuuar në provinca të ndryshme. BBC, raporton se vetëm javën e kaluar, më shumë se 1,000 forca zjarrfikëse luftuan atë që ata e përshkruan si një zjarr “përbindësh” pranë Bordo.
Zjarret e fundit vijnë gjatë një vere që ka parë një numër vendesh në rajonin e Mesdheut të shkatërruar nga zjarret, veçanërisht në Evropë, me Francën, Greqinë, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë të gjitha të prekura./rtsh/
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...