Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të diskutojë “çështje sensitive” me presidentin amerikan Donald Trump lidhur me planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai theksoi se pas bisedimeve në Gjenevë, janë bërë “më pak se 28 pika” dhe se delegacioni ukrainas ka raportuar për draftin e ri të hapave.
Zelensky paralajmëroi se Rusia nuk do të ulë presionin dhe u kërkoi qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj alarmimeve të sulmeve ajrore. Ai bëri thirrje që sulmet ndaj Ukrainës të ndalen dhe theksoi se shumë varet nga SHBA-ja.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump “mbetet shpresëplotë dhe optimist” për një marrëveshje paqeje, pas negociatave të fundjavës në Gjenevë. Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se janë zhvilluar bisedime produktive mes ekipit të sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe delegacionit ukrainas. Ajo theksoi se sekretari i shtetit Marco Rubio dhe i dërguari special Steve Witkoff kanë punuar për përmirësimin e planit, ndërsa disa pika mosmarrëveshjeje mbeten ende. Sipas saj, nuk ka takim të planifikuar mes Trump dhe Zelensky.
Në SHBA, nënpresidenti JD Vance kritikoi ish-liderin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, pasi ai kundërshtoi planin e Trump për t’i dhënë fund luftës. McConnell kishte paralajmëruar se plani do të ishte “shkatërrimtar për interesat e Amerikës” dhe tha se Putin po përpiqet “të mashtrojë presidentin Trump”.
Ai kërkoi që presidenti të gjejë këshilltarë të rinj. Vance e quajti komentin një “sulm qesharak”, duke thënë se ekipi i presidentit po punon për të “pastruar rrëmujën në Ukrainë” që, sipas tij, McConnell e kishte lënë. McConnell përsëriti se “besueshmëria e Amerikës është në rrezik” ndërsa administrata u tërhoq nga plani pas reagimeve të forta nga GOP dhe aleatët./rtk
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...