Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar kompaninë Metal Kosova si një nga bizneset më të suksesshme në vend në fushën e projektimit, prodhimit dhe montimit të strukturave metalike.
Sipas Haxhiut, falë cilësisë së lartë dhe profesionalizmit, kompania ka arritur të eksportojë produktet e saj jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në tregjet evropiane, duke promovuar potencialin prodhues të Kosovës.
Ajo theksoi se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.
“Falë cilësisë së lartë të punës dhe profesionalizmit të dëshmuar, kjo kompani sot eksporton produktet e saj jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në tregjet evropiane, duke promovuar potencialin dhe kapacitetin prodhues të Kosovës. Me programin tonë qeverisës “Krejt për shtet, shtet për krejt”, do të vazhdojmë mbështetjen pa rezervë për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit”, shkroi ajo./Arbresh.info
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...