Një zjarr në një azil pleqsh në perëndim të Sri Lankës vrau 12 banorë dhe plagosi tetë të tjerë, tha policia të enjten.
Zjarri shpërtheu të mërkurën vonë në shtëpinë në qytetin Anguruwatota. Pesëdhjetë e një banorë u shpëtuan, tha zëdhënësi i policisë Fredrick Wootler. Ai tha se atje ishin strehuar edhe njerëz me sëmundje mendore, shkruan APnews.
Drejtori i shtëpisë u arrestua me dyshimin për shkaktim të vdekjeve nga neglizhenca. Një hetim është duke u zhvilluar, transmeton Sinjali.
Pamjet e Associated Press treguan ndërtesën të shkatërruar nga zjarri, së bashku me mobiljet dhe pajisjet e djegura. Trupa të pajetë ndodheshin aty pranë.
Kanali televiziv lokal Hiru tregoi imazhe të zjarrfikësve, policisë dhe banorëve që përpiqeshin të kontrollonin zjarrin e madh. Personat e shpëtuar u ndihmuan nga policia dhe ushtarët për t’u ngjitur në autobusë drejt një vendi të sigurt.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...