Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për organizim të bixhozit të kundërligjshëm gjatë një aksioni policor të zhvilluar në fshatin Pozheran.
Sipas Policia e Kosovës, hetuesit e Stacionit Policor në Viti, pas pranimit të informacioneve relevante dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë realizuar më 4 qershor 2026 një bastisje në lokacionin ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që lidhet me veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të kundërligjshëm”.
Gjatë operacionit policor janë arrestuar 11 persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe prova materiale që lidhen me rastin.
‘Gjatë bastisjes janë arrestuar njëmbëdhjetë persona të dyshuar. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të lartcekur, të cilat do të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të rasti procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...