Bashkimi Evropian ka miratuar hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut. Qëllimi është që qytetarët të përdorin tarifat e tyre kombëtare në BE pa kosto shtesë. Negociatat pritet të përfundojnë brenda disa muajsh dhe marrëveshja të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar formalisht hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.
Tashmë hapet rruga që Komisioni Evropian të nisë negociata individuale me secilin vend të rajonit për arritjen e marrëveshjeve sektoriale. Këto marrëveshje do të krijojnë kornizën institucionale të nevojshme për zbatimin dhe menaxhimin e tyre.
Para se t’i bashkohen zonës pa roaming, shtetet e rajonit duhet të harmonizohen plotësisht me legjislacionin e Bashkimit Evropian për roamingun. Kjo nënkupton që qytetarët do të mund të përdorin tarifat e tyre kombëtare për telefonata, mesazhe dhe internet gjatë qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, pa pagesa shtesë për roaming.
Zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, tha se ky vendim do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
Ndërkaq, në Bruksel vlerësohet se negociatat mund të përmbyllen brenda disa muajsh, në mënyrë që heqja e roamingut të hyjë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm.
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...