Washingtoni dhe Meksiko u angazhuan për investime të rëndësishme në Amerikën Qendrore dhe në jug të Meksikës, me shpresën për të ulur numrin e emigrantëve që i largohen mjerimit dhe dhunës.
Administrata e Donald Trump, që e ka shndërruar luftën kundër emigrantëve klandestinë në një prej prioriteteve të tij, premtoi se do të mbështesë presidentin e ri meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador në përpjekjen e tij për të zhvilluar Amerikën Qendrore.
“Overseas Private Investment Corporation” (OPIC), institucioni për ndihmë dhe zhvillim amerikan me destinacion sektorin privat, është gati të mbështesë me 2,5 miliardë dollarë investime të reja, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.
“OPIC-ja do të angazhoj gjithashtu dy miliardë shtesë për jugun e Meksikës, pjesa më e varfër e vendit”, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas këtij departamentit, OPIC-ja është duke zhvilluar projekte për një shumë prej 2,8 miliardë dollarësh në Meksikë dhe një miliardë dollarë, që prej vitit të kaluar, në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Veriut”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër