Një virologe nga Kina, ka thënë se coronavirusi e ka origjinën nga një laborator ushtarak.
Sipas medieve të huaja, Li Meng-Yan, njëherësh specialiste në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, potencoi se e “vlerësoi qartë” që COVID-19 erdhi nga një laborator i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit.
Kina është përballur me akuza të larmishme nga vendet e ndryshme të botës, mbi çështjen e pandemisë së coronavirusit.
Deri më tani u raportua që virusi nuk ishte i natyrshëm dhe që i njëjti u prodhua në laborator, mirëpo këto pretendime u hodhën poshtë nga vetë autoritetet kineze.
Meng-Yan megjithatë pretendoi se burimi i këtij shpërthimi gjendej në një laborator ushtarak, të cilin ajo e kishte zbuluar, derisa studionte transmetimin e këtij virusi mes njerëzve.
Duke folur gjatë një interviste, ajo pohoi se nuk u mor parasysh për raportimin e gjetjeve të saj.
“Në atë kohë, e kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze”, u shpreh Meng-Yan.
“Tregu i Wuhanit ishte përdorur thjesht si një karrem”, rrëfen ekspertja.
Deklarata e saj vjen pasi coronavirusi dyshohet që shpërtheu në një treg të Wuhanit në Kinë.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë