Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 30.000 ushtarë në luftën midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë ku ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot, tha se Rusia ka humbur 250 ushtarë në 24 orët e fundit.
Po ashtu, 207 avionë, 174 helikopterë, 1.330 tanke, 3.258 automjete të blinduara, 628 sisteme artilerie, 203 sisteme raketahedhëse dhe 93 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar, sipas deklaratës.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 2.226 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta dhe 503 mjete ajrore pa pilot.
Ndërkaq, më 25 mars, Rusia kishte njoftuar se në Ukrainë, jetën kishin humbur 1.351 ushtarë rusë.
242 fëmijë të vrarë në sulmet në Ukrainë
Ndërkaq, në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, thuhet se 242 fëmijë kanë humbur jetën dhe 440 fëmijë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse.
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...