Tre persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një makinë në Gjermaninë Veriore.
Sipas policisë treni rajonal goditi një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi pranë Neustadt am Ruebenberge, jashtë qytetit të Hanoverit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve AP News, transmeton Arbresh.info.
Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur shoferi 22-vjeçar së bashku me dy femra që ndodheshin me të në automjet, të moshës 21 dhe 22 vjeç.
Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punonjës të hekurudhës. Raportohet se një person në tren u plagos lehtë.
Makina me sa duket ka hyrë në hekurudhë, megjithëse barrierat e rrugës, ishin të mbyllura.
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...