Tornado në SHBA merr jetën e shtatë anëtarëve të një familje

20:59 | 5 Mars 2019

Shtatë anëtarë të një familje janë mes 23 viktimave të identifikuara pas një shpërthimi të tornados në shtetin amerikan të Alabamas.

Ekuipazhet e shpëtimit thonë se shumë prej viktimave, duke përfshirë katër fëmijë, janë gjetur në afërsi të shtëpive, transmeton portali arbresh.info

Viktimat variojnë në moshën prej gjashtë deri në 89 vjeç, tha  Lee, Bill Harris, në një konferencë shtypi të martën.

Zyrtarët thonë se deri në tetë persona kanë mbetur të zhdukur, ndërsa kanë theksuar se numri i viktimave mund të rritet.

“Ne besojmë se çdo viktimë po përpiqej të rezistonte gjatë goditjes”, tha deputeti i qarkut Harris.

Torndadot goditën zonën lindore të Alabamës gjatë ditës së dielë, duke shkatërruar kështu disa shtëpi dhe duke lënë një numër të madh viktimash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara