Ishulli i Sri Lankës tashmë është i hapur për turistë nga e gjithë bota.
Ministri i Turizmit të Sri Lankës, Prasanna Ranatunga, gjatë një konference për media të enjten, konfirmoi rihapjen e kufijve për turistët ndërkombëtar që nga 21 janari.
Arbresh.info transmeton se brenda të njëjtës ditë pritet të hapen edhe dy aeroportet ndërkombëtare të vendit.
Si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Sri Lanka krijoi një “flluskë bio”, e cila do t’u japë vizitorëve relativisht pak liri për të udhëtuar brenda vendit duke respektuar ende protokollet e sigurisë.
Megjithëse nuk ka kohë minimale që një vizitor mund të kalojë në vend, kushdo që vjen nga jashtë duhet të qëndroj në një hotel apo vendpushim të miratuar nga qeveria deri në dy javë pas mbërritjes, shkruan CNN./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit