Si të shikojmë hënën më të madhe dhe më të shndritshme të vitit 2020

23:14 | 6 Prill 2020

Qielli i pastër nga ndotja e ajrit këtë prill është koha më e përshtatshme për të qenë dëshmitarë të një ndodhie qiellore të vitit 2020.

Hëna më e madhe dhe më e shndritshmja e vitit do të ngrihet në qiellin e Britanisë së Madhe këtë javë, për të na ofruar shansin më të mirë për të parë një superhënë, shkruan arbresh.info

Hëna e të martës- zyrtarisht i referohet si një hënë e plotë- do të jetë muaji i tretë me radhë për ngjarjen e madhe qiellore. Kjo ndodh kur hëna e plotë gjendjet në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj qiellore.

Më 7-8 prill, hëna do të afrohet 356,907km me Tokën, do të bëjë shfaqjen e saj më të madhen dhe më të shndritshme në qiell gjatë natës.

Kjo hënë e plotë në popull është e njohur si “hëna rozë”, e cila përngjanë me lulet e çelura të pranverës.

Koha më e mirë për të parë këtë hënë është në muajin prill, gjatë lindjes së hënës të martën dhe shuarjes së hënës të mërkurën, momenti kur është më së afërti në horizont.

Pika e ndriçimit të superhënës është menjëherë pas orës 18:00 të së martës, megjithatë mund të mos jetë shumë e dukshme deri pas perëndimit të diellit./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara