Dy të vdekur e një i plagosur është bilanci i një tragjedie në Itali, me autor një 45-vjeçar shqiptar.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në këtë pallat që shihni në Torremaggiore të Foggia-s, ku autori i identifikuar si Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës vrau me thikë një shtetas italian, fqinjin e tij dhe vajzën e tij 16-vjeçare, si dhe plagosi lehtë bashkëshorten.
Referuar mediave italiane, pas ngjarjes së rëndë fshihen motivet e xhelozisë.
Gjithçka nisi mesnatën e së shtunës, ku sipas mediave italiane, 45-vjeçari ka kapur në shtëpinë e tij fqinjin italian Massimo De Santis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje intime me bashkëshorten. Malaj është përleshur fizikisht me italianin e më sherri ka përfunduar duke e goditur me thikë në grykë, duke i shkaktuar vdekjen fqinjit.
Në çmenduri e sipër, ai ka goditur pa dashje vajzën e tij Jessica, që duket se po i dilte në mbrojtje nënës së saj. 16-vjeçarja ka humbur më pas jetën rrugës për në spital.
Taulant Malaj u arrestua vetëm disa minuta më pas, fare pranë pallatit ku u regjistrua ngjarja e rëndë. Mediat kanë publikuar edhe një video të regjistruar nga Malaj pasi kishte kryer aktin e rëndë. Në të ai thotë: “Quhem Taulant Malaj, nga Selenica e Vlorës. Shikoje, e kam therur vetë. Vetë e kam therur”./Tv Klan
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...