Drejtori i Intelegjencës së Shteteve të Bashkuara, tha se nuk ka menduar të mos tregojë respekt ndaj vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Shtëpinë e Bardhë. Dan Coats, më 21 korrik, lëshoi një njoftim për media pas raportimeve se Trump ishte zemëruar me një intervistë të tij, në të cilën ai qeshte dhe gjuante me fjalë presidentin.
“Disa media kanë shtrembëruar qëllimet e mija gjatë intervistës sime. Qëllimi ime nuk ka qenë të jem i pasjellshëm ose të kritikojë veprimet e presidentit”, thuhet në njoftim.
“Unë dhe gjihe ekipi jemi të vendosur për të ofruar intelegjencën më të mirë në përkrahje të presidentit Trump, e sidomos tani në ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhje”, tha Coast.
Në intervistën televizive, 75 vjecari tha se shpreson që Trump nuk do të takohej sy më sy me Putinin dhe shprehi dëshpërim që Trump publikisht injoroi agjencitë e intelegjencës në SHBA./rel
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër