Rusia dhe Turqia kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre, pas një krize të rëndë diplomatike, deklaruan sot krerët e dy vendeve, duke nxitur përforcimin e bashkëpunimit të më tejmë.
“Me këtë takim në Moskë, ne kemi përfunduar procesin e normalizimit. Ne nuk duam të përdorim më këtë fjalë”, deklaroi Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një konference të përbashkët me homologun rus, Vladimir Putin në Kremlin.
“Ne jemi të vendosur të përmirësojmë edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta dhe të rëndësishme mes dy vendeve”, theksoi ai duke shtuar se pret që Rusia të heqë krejtësisht sanksionet kundër Ankarasë.
“Mund të themi se marrëdhëniet tona janë bërë ato të një partneriteti të vërtetë, me një bashkëpunim shumëformësh”, deklaroi nga ana e tij presidenti rus, Vladimir Putin.
“Ne e konsiderojmë Turqinë si partnerin më të rëndësishëm”, garantoi ai.
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...