Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas fitores së kombëtares së Turqisë ndaj kombëtares së Kosovës.
Turqia fitoi 1-0 në “Fadil Vokrri”, dhe kësisoj arriti të kualifikohet në Botërorin e 2026-ës.
Pas kësaj fitoreje të kombëtares turke, nuk ka munguar as reagimi i të parit të shtetit turk.
Ai i përgëzoi lojtarët turq për paraqitjen e tyre.
“E përgëzoj me gjithë zemër Kombëtaren tonë A, Djemtë Tanë, për sigurimin e një vendi në finalet e Kupës së Botës duke mposhtur Kosovën në finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026. I uroj suksese Kombëtares sonë, e cila do ta valëvitë flamurin tonë me gjysmëhënë dhe yll në skenën më të madhe të futbollit pas 24 vitesh, fillimisht në ndeshjet e fazës së grupeve kundër Australisë, Paraguajit dhe SHBA-së, e më pas, me dëshirën e Zotit, edhe në ndeshjet që shpresojmë do ta çojnë deri në finale. Kemi besim të plotë se Djemtë Tanë, si gjithmonë, do ta çojnë fanellën me gjysmëhënë dhe yll nga fitorja në fitore dhe do ta mbushin kombin tonë me krenari. I puth të gjithë sportistët tanë në ballë”, ka shkruar ai në platformën “X
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...