Belgjikë– Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Bougenhout, ku një autobus me nxënës u përplas me një tren në një kryqëzim hekurudhor, duke shkaktuar katër viktima.
Sipas mediave belge, mes viktimave janë dy adoleshentë, shoferi i autobusit dhe një tjetër i rritur. Lajmi u raportua nga RTL, duke cituar ministrin belg të Transportit.
Zëdhënësja e policisë federale belge, Anne Berge, deklaroi se në autobus ndodheshin shtatë nxënës, shoferi dhe një asistente. Ajo konfirmoi se asnjë prej pasagjerëve të trenit nuk ka mbetur i lënduar nga përplasja.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Belgjikë dhe reagimet nuk kanë munguar edhe nga institucionet europiane.
Presidentja e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.
“Evropa vajton me Belgjikën. Zemra ime dhemb për aksidentin tragjik. Ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre”, deklaroi Von der Leyen.
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...