Kryeministri kroat Andrej Plenkovic dhe presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç dërguan ngushëllimet e tyre për Shqipërinë, pas një tërmeti shkatërrues që goditi vendin këtë mëngjes, duke thënë se Kroacia ka vendosur të dërgojë një ekip të specializuar për shpëtim në Shqipëri.
“Në bisedën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u shpreha ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe simpatisë ndaj popullit shqiptar, pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë”, tha Plenkovic në llogarinë e tij në Twitter.
”Bazuar në një vendim qeverie, Kroacia do të dërgojë në Shqipëri një ekip të specializuar për shpëtimin nga rrënojat”, shtoi ai.
Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave të tërmetit.
“E pikëlluar thellë nga tërmetet tragjike në Shqipëri. Simpatitë dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për popullin shqiptar dhe familjet e viktimave. Uroj një shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Një ekip kërkimi dhe shpëtimi që përfshin 15 oficerë të mbrojtjes civile dhe 8 qen kërkues do të fluturojnë me dy helikopterë ushtarakë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit pas tërmetit në Shqipëri./atsh/
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA
Federata e Futbollit të Marokut paralajmëron se do të ndërma...
Komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën, diskutojnë për situ...
Policia sulmohet nga tre burra pasi ndërhyn në një rast të d...