Persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një autobusi të burgut në Kolombo të Sri Lankës, duke vrarë pesë të burgosur dhe dy gardianë në rrugën e tyre për në gjykatë.
Tushara Upuldeniya, zëdhënës i Departamentit të Burgut, ka thënë që banda e armatosur bllokoi autobusin që po transportonte të burgosur, që përfshinin një figurë të nëntokës, transmeton portali arbresh.info.
“Të pesë të burgosurit dhe dy zyrtarë të burgut vdiqën. Nëntë oficerë të tjerë janë pranuar në spital me lëndime”, ka thënë Upuldeniya për Reuters.
Zëdhënësi i policisë Priyantha Jayakody ka thënë që hetimet tregojnë që sulmi ishte si rezultat i një mosmarrëveshje mes dy bandave./Arbresh.info
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...