Bashkimi Evropian do të vendosë një pako të re të sanksioneve ndaj Rusisë si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.
Të shtunën, blloku “do të vendosë një pako të katërt masash për të izoluar më tej Rusinë dhe për të shteruar burimet që përdor për të financuar këtë luftë barbare”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kompanitë ruse nuk do të gëzojnë privilegje në ekonominë evropiane tha ajo.
Si e godasin Rusinë këto sanksione sipas Von der Leyen?
Masë tjetër do të jetë angazhimi për pezullim të Rusisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar si dhe në Bankën Botërore.
“Do të sigurohemi që Rusia të mos mund të marrë asnjë financim, kredi apo përfitime tjera nga këto institucione”, tha Von der Leyen.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër