Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i telefonoi Donald Trumpit të hënën e kaluar për t’i thënë se udhëheqësi suprem i Iranit do të takohej me anëtarë të lartë të ekipit të tij udhëheqës.
Kjo është sipas një zyrtari të lartë të cituar nga NBC News, transmeton Sky News.
Netanyahu i tha presidentit amerikan dhe këshilltarëve të tij se i gjithë grupi mund të vritej në një sulm të vetëm të shtunën në mëngjes, tha zyrtari.
Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet – momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane
CIA, shtoi raporti, konfirmoi shpejt një inforomatë të tillë.
Telefonata, e raportuar për herë të parë nga Axios, u zhvillua në Sallën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, tha zyrtari, dhe shënoi një moment përcaktues që çoi në kohën e saktë të atyre sulmeve fillestare ndaj Iranit.
Dhe telefonata vlerësohet se ishte një nga disa faktorë kritikë që çuan në vendimin e Trumpit për të goditur Iranin, tha zyrtari, duke shtuar se ai gjithashtu mori në konsideratë: përpjekjet e Iranit për të ndërtuar armë bërthamore; dështimi për të arritur ndonjë përparim në bisedimet e drejtpërdrejta me Republikën Islamike; si dhe zgjerimi i programit të saj të raketave balistike. /Telegrafi/
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Kurti ndan fotot nga takimet në Barcelonë: Aleancë globale p...
NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pra...
Zbulohen ngjyrat e iPhone 18?
Çka i ndodh trupit nëse nuk pimë mjaftueshëm ujë?
Shmangni këto ushqime kur jeni të sëmurë