16 lojtarë të Barcelonës në Kupën e Botës, një rekord i ri për skuadrën e Flick

13:16 | 3 Qershor 2026
D.H

Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e Kupës së Botës, e cila këtë vit zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Si zakonisht në turnetë e mëdhenj, shumë lojtarë të FC Barcelona do të përfaqësojnë kombëtaret e tyre, shkruan Arbresh.info.

Në total, 16 futbollistë të Barcelonës janë të grumbulluar me kombëtaret përkatëse, duke treguar forcën e madhe të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

Kombëtarja me më shumë përfaqësues është Spanja, me gjithsej 8 lojtarë: Lamine Yamal, Eric García, Pedri, Gavi, Pau Cubarsí, Dani Olmo, Ferran Torres dhe portieri Joan García.

Përfaqësues të tjerë të Barcelonës në turne janë: Raphinha (Brazil), Jules Koundé (Francë), Frenkie de Jong (Holandë), Marcus Rashford dhe Anthony Gordon (Angli), Ronald Araújo (Uruguai), João Cancelo (Portugali), Hamza Abdelkarim (Egjipt).

Pesë prej tyre Lamine Yamal, Cubarsí, Joan García, Anthony Gordon dhe Hamza Abdelkarim do të debutojnë për herë të parë në një Kupë Bote.

Ky numër i lartë i lojtarëve të Barcelonës afrohet me rekordin e klubit në Botërorin e vitit 2022 në Katar, kur gjithashtu një numër i madh futbollistësh të klubit morën pjesë me kombëtaret e tyre./Arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale