Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar pozitivisht ndaj vizitës zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson në Turqi.
Duke folur para Samitit të NATO-s me Ministrat e Jashtëm, Stoltenberg ka mirëpritur diskutimin e luftës kundër Daesh-it dhe bashkëpunimin në Siri mes dy aleatëve të aleancës ushtarake, transmeton portali arbresh.info.
“Vetëm e mirëpres që dy aleatët SHBA-ja dhe Turqia janë ulur dhe kanë diskutuar se si, në mënyrën më të mirë të luftojnë ISIS-in, dhe të sigurohen që të punojnë së bashku në këtë luftë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Stoltenberg.
Deklarata e tij vjen pas vizitës së Tillersonit në Ankara, ku ai u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, kryeministrin Binali Yildirm dhe ministrin e jashtëm Mevult Cavusoglu./Arbresh.info
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...