Fondacioni Humanitar IHH nga Turqia ka dërguar ndihmë për 30.000 njerëz në Liban pas shpërthimit në portin e Bejrutit muajin e kaluar.
Në një deklaratë, IHH tha se shpërndarja e ndihmës është ende në vazhdim, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Deri më tani, 30.000 përfitues kanë marrë ndihmë nga IHH”, thuhet në deklaratë.
Ndihma janë dhënë gjithashtu në tri qendra shëndetësore në kryeqytetin libanez, të cilat janë përballur me mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Më 4 gusht, një shpërthim i madh në portin e Bejrutit tronditi qytetin, duke vrarë 191 njerëz dhe duke plagosur mbi 6.000 të tjerë, ndërsa dhjetëra mbeten të zhdukur.
Shpërthimi shkaktoi dëme që vlerësohen deri në 15 miliardë dollarë, sipas shifrave zyrtare.
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa