
French President Emmanuel Macron waits for the arrival of a guest at the Elysee Palace in Paris, France, October 12, 2023. REUTERS/Sarah Meyssonnier
Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili mbërriti në Uashington mbrëmjen e së dielës, pritet të takohet sot me homologun amerikan Donald Trump. Ata do të zhvillojnë një takim kokë më kokë pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.
Macron do të veprojë edhe si një “zëdhënës” për evropianët, anëtarët e BE ose NATO-s, në lidhje me Ukrainën pasi ka folur për një javë me pothuajse të gjithë liderët e tyre, duke përfshirë kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili njihet për qëndrimin pro rus.
“Ai po shkon në Uashington me propozime për veprim që pasqyrojnë konvergjencat që janë shfaqur gjatë këtyre diskutimeve”, nënvizoi një këshilltar i Emmanuel Macron.
“Kjo do të thotë të vazhdosh të mbështesësh Ukrainën, t’i japësh asaj mbështetjen e nevojshme ushtarake, duke respektuar sovranitetin e saj dhe të sigurosh që interesat e evropianëve të merren plotësisht parasysh “, shpjegon ai.
Për ta bërë këtë, Macron synon të bindë Donald Trump se Rusia përbën një “kërcënim ekzistencial”, se Vladimir Putin “nuk do të respektojë domosdoshmërisht” një armëpushim./abcnews.al
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit
Kurti: Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër
KQZ del me udhëzime për votimin me postë pas “shqetësimeve t...
Pronat, problem për integrimin: Rama pranon vështirësitë, Eu...
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...