Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se Franca nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kundër Houthi në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm.
“Franca ka vendosur të mos i bashkohet një koalicioni që fillon sulme parandaluese kundër Houthis në tokën e tyre. Pikërisht sepse ne kërkojmë me qëndrimin tonë të shmangim çdo përshkallëzim”, tha Macron, duke nënvizuar se çështja nuk është e natyrës “ushtarake”, por “diplomatike”.
Houthi ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.
Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rebelët thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Gaza, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare./abcnews.al
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...
Prattipati: Kosova përball zgjedhjes strategjike, të veprojë...
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa