Vlera e lirës turke bëri një kthesë masive mbrëmjen e së hënës, pasi presidenti Erdogan prezantoi një seri hapash që sipas tij do të lehtësojnë barrën e valutës së rraskapitur turke dhe u zotua se do të vazhdojë me politikën e normave të ulëta të interesit që çuan në rënien e saj.
Lira, që kishte rënë me mbi 11 për qind në kuotën 18.4 kundrejt dollarit, u përforcua me 10 për qind pas njoftimit të presidentit, duke u këmbyer me 14.90 dollarë.
Rikuperimi vjen teksa valuta amerikane u gjend nën presion pasi të ardhurat e Departamentit të Thesarit ranë pas një goditjeje ndaj planit të shpenzimeve të demokratëve në Uashington dhe shqetësimeve për përhapjen e Omicron.
Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit, Erdogan tha se masat e marra do të bëjnë të mundur që qytetarët të mos kenë nevojë të këmbejnë valutën vendase në të huaj.
“Nga sot e tutje asnjë nga qytetarët tanë nuk do të ndjejë nevojën për të konvertuar depozitën e tij me lira turke në valutë të huaj. Me shkurtimin e normave të interesit, ne do të shohim inflacionin të bjerë në muajt e ardhshëm”, tha Recep Tayyip Erdogan, president i Turqisë.
Erdogan i bëri gjithashtu thirrje kujtdo që gëzon të ardhura apo akses në financë të investojë dhe u zotua se do të ndihmojë eksportuesit dhe pensionistët.
Nga ana tjetër, ekonomistët e kanë cilësuar modelin e normave të ulëta të interesit një lëvizje të pamenduar dhe kanë deklaruar se inflacioni mund të shkojë mbi 30 për qind gjatë vitit të ardhshëm./euronews.al/
Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...