Rusia do të mbyllë kufijtë tokësorë me Poloninë dhe Norvegjinë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Vendimi do të hyjë në fuqi në mesnatën e së shtunës dhe do t’u ndalohet hyrja të gjithë shtetasve të huaj, që vijnë nga këto dy vende.
Kështu bëri të ditur përmes një deklarate për media, kryeministri rus, Mikhail Mishustin.
Ai tha se ndalesa aplikohet për të gjithë udhëtarët e huaj, që udhëtojnë drejt Rusisë për arsye “profesionale, private, studimore dhe për turizëm”.
Kjo ndalesë, megjithatë nuk do të vlejë për shtetasit bjellorusë dhe banorët rusë, tha kryeministri Mishustin.
Deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 5,000 persona dhe janë infektuar mbi 145,000 në të gjithë botën.
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...
Gara e Çiklizmit do t’i bllokojë përkohësisht disa rrugë e a...
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më...
Zjarr në një hotel në Indi, të paktën 21 persona humbin jetë...
Bernardo Silva në “radarin” e Barcelonës
Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i ...