Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një synim strategjik dhe historik për vendin.
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Osmani tha se gjatë mandatit të saj të parë si presidente është punuar intensivisht në këtë drejtim, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shtoi se Kosova sot është e respektuar si partner serioz në fushën e sigurisë dhe paqes, ndërsa shprehu bindjen se në mandatin e ardhshëm mund të arrihet anëtarësimi në NATO.
“Gjatë mandatit të parë si presidente punuam shumë në këtë drejtim. Theksuam partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova sot respektohet si partner serioz i sigurisë dhe paqes pikërisht prej kësaj pune. Në mandatin e ardhshëm do ta realizojmë arritjen historike, anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...