E ardhmja e mesfushorit portugez Bernardo Silva nuk është ende e vendosur, pasi kontrata e tij me Manchester City përfundon në qershor dhe lojtari nuk pritet ta rinovojë atë.
Për shërbimet e tij interesim të madh ka shfaqur edhe Atlético Madrid, por në garë është edhe Barcelona.
Sipas Marca, profili i Bernardos i përshtatet shumë idesë së trajnerit Hansi Flick, i cili kërkon jo vetëm cilësi në mesfushë, por mbi të gjitha një lider me eksperiencë që mund të udhëheqë skuadrën në momentet vendimtare.
Pas largimit të Iñigo Martínez, Flick beson se skuadra ka humbur një figurë me autoritet në dhomat e zhveshjes dhe në fushë. Trajneri gjerman dëshiron një lojtar që ngre zërin, merr përgjegjësi dhe udhëheq ekipin në ndeshjet e mëdha, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, objektivi kryesor i Barcelonës për sezonin 2026/27.
Edhe pse mesfusha e Barcelonës është e mbushur me lojtarë cilësorë, drejtues të klubit mendojnë se Bernardo Silva do të sillte jo vetëm talent teknik, por edhe qetësi, përvojë dhe lidership në situata të vështira.
Ai ka qenë kapiten te Manchester City dhe ka mbi 100 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje. Ai ka fituar gjithsej 25 trofe në karrierë dhe është vlerësuar nga Pep Guardiola si një lojtar që “gjithmonë mendon për ekipin dhe është aty në momentet më të vështira”.
Megjithatë, transferimi i tij në Barcelonë nuk është i sigurt, pasi ai ka oferta të tjera në tavolinë dhe po shqyrton të gjitha opsionet. Në garë mbetet edhe Atlético Madrid, ndërsa Barcelona po e analizon me kujdes mundësinë e afrimit të tij.
Në Camp Nou e shohin si një profil ideal për projektin e ri, por vendimi final pritet të merret gjatë merkatos së ardhshme./Arbresh.info
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...